Kukësi hedh në shitje biletat për ndeshjen kundër Partizanit, çmimet janë popullore

Ende pa zhvilluar ndeshjen e nesërme kundër Luftëtarit, Kukësi ka vendosur të publikojë çmimet e biletave për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Partizanit. I gjithë ky përkushtim nga ana e klubit verilindor vjen pasi ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.

Ajo që bie në sy është se çmimet e biletave nuk janë aspak të kripura, por organizatorët janë munduar të vendosin çmime të arsyeshme, me qëllim për të pasur sa më shumë tifozë në stadium. E gjithë kjo mund të bëhet pasi të gjitha ndeshjet e Kukësit këtë sezon do të zhvillohen jashtë qytetit të Kukësit dhe nevoja për mbështetje e mund atë për para.

Një biletë në tribunat pas portave do të kushtojë 500 lekë të reja. Në tribunën ballore çmimi është 1000 lekë të reja. Ndërkohë çmimet e biletave në tribunën vip janë 2000 dhe 3000 lekë të reja.

Çmimet e biletave janë këto:

Ë104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)

Ë101, Ë102, Ë103, Ë105, Ë106, Ë107 – 2000 lekë

E1, E2, E3 – 1000 lekë

N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë

– Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat Ë105, Ë106, Ë107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”)

Biletat mund t’i blini në këto pika:

– Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00
– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00
– Dyqani Joma te ETC në katin e dytë! 9:00 – 21:00
– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan