Kukësi është gati ta shesë, Gjici i vë çmimin Shkurtajt

Vasil Shkurtaj duket sa afër aq edhe larg Kukësit, pasi për sulmuesin shtatlartë nuk mungojnë ofertat kjo edhe nga forma e mirë që është duke kaluar nga radhët e skuadrës verilindore. Vasal Shkurtaj, u bë një vit më parë dhe ishte presidenti i verilindorëve, Safet Gjiçi që bleu kartonin e  tij për 50 mijë euro.

Por, tashmë vlera e tij është rritur sigurisht, pasi ka luajtur me veri,lindorët në Europë dhe këtë sezon është duke shënuar gola të rëndësishëm dhe jo më kot është nga sulmuesit më të dalluar të elitës sonë.

Tashmë ofertat kanë mbërritur dhe më afër duket transferimi i tij në Holandë. Por është vetë presidenti Gjici që nuk e lë të ikë sulmuesin e tij pa një shumë të majme, në mënyrë që të mbushë edhe arkat klubit.

Kuksianët tashmë i kanë rritur kuotat si klub dhe sipas Gjicit, në një komunikim që ka dhënë për “Rtshsport”, kartoni i tij, tashmë kushton jo pak, por plot 400 mijë euro për skuadrën që dëshiron ta blejë.

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan