Kruja: Vllaznia s’ka luks të nënvlerësojë Flamurtarin, kampionati ynë s’ka diferenca!

Arsid  Kruja është një nga titullarët dhe lojtarët e rëndësishëm të skuadrës së Vllaznisë këtë sezon. Në prag të sfidës me Flamurtarin, në prononcimin që ka dhënë për “Rtshsport”, Kruja është optimist dhe sipas tij, Vllaznia do ta nisë mbarë, pore dhe do të jetë më lartë se në pjesën e parë të garës. “Kemi bërë një fazë përgatitorë në kushte shumë të mira në Ohër, ku janë zhvilluar edhe 3 ndeshje miqësore që stafi i ka shfrytëzuar për afrimet dhe kompaktësimin e grupit”, – tha fillimisht fantazisti shkodran.

Flamurtari

Ndeshja e radhës ndaj Flamurtarit, mund të duket e letër, por Arsid Kruja që i njeh mirë vlonjatët nuk mendon kështu: “Pavarësisht problematikave që ka skuadra vlonjate, ne na duhet që t’i vlerësojmë dhe të futemi në fushë të mobilizuar për të marrë 3 pikët. Kampionati shqiptar nuk ka diferenca. Ndeshjet në këtë periudhë duhen marr me radhë dhe të japim maksimumin tonë. Futbolli ka të papritura, por duam 3 pikët”.

Afrimet

“Lufta është e ashpër, por kur ke konkurrencë dhe shumë cilësi, lojtarët bëjnë maksimumin në stërvitje dhe ndeshje. Ndaj edhe ne duhet që të jemi më të angazhuar, duke filluar që nga ndeshja e radhës. Ne ishim grup i fortë edhe pa afrimet, por me lojtarët që janë afruar besoj se do të jemi më të fortë”, – tha Kruja në fund.

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan