Kreu i Ligës shuan zërat për bojkot: Jam për dialog, klubet mund të kërkojnë të përjashtohet një arbitër

Presidenti i Ligës e njëkohësisht zëvendëspresident i FSHF-së, Edvin Libohova, ka deklaruar se nuk do të ketë bojkot të kampionatit nga klubet që protestojnë për vonesën e miratimit të ndryshimeve që ata kërkojnë në Ligjin për Sportin. Në “Pressing” ai theksoi se mbledhja e të premtes së klubeve do të diskutonte për dialogun që të gjendej zgjidhje.

“Me sa di unë jo, se mund të jenë idera të një presidenti të veçantë. Unë nuk jam për bojkot, jam për dialog për të gjetur zgjidhje, nesër do të kemi takim me presidentët e Ligës për të ridiskutuar prapë çështjen”, tha Libohova.

Sa i përket ankesave për gjyqtarët, Libohova shpjegon si funksionon aktualisht. “Në një takim të para ca kohësh në Ligë kemi kërkuar nga anëtarët e Ligës të kenë përfaqësuesin e tyre në Komisionin e Zgjedhjes së Arbitrave dhe për raste kur çdo klub ka kontestime të kërkojë të përjashtojë një arbritër të caktuar. E kanë këtë të drejtë për përsëritje problemesh, këtë të drejtë e kanë dhe ia paraqesin, se në çdo komision është përfaqësues i Ligës. Deri më sot nuk e di nëse kanë kërkuar X apo Y arbitër. Presidentët e klubeve komunikojnë direkt me komisionet nëse ka kontestim”, tha ai. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan