Kreu i Federatës së Kosovës, Ademi: Fituesi i kupës së përbashkët në Europë, Shqipëria më përpara Kosovës në futboll

Presidenti i Federatës se Kosovës, Agim Ademi foli për “Rtshsport” gjatë rreth futbollit të Kosovës dhe atij Shqiptar. Ai deklaron se Shqipëria është më para në të gjitha aspektet. Mendon se trajnerët dhe lojtarët që kanë lënë Superiores dhe kanë kaluar në Kosovë i kanë dhënë shumë futbollit kosovar dhe kanë ndihmuar në rritjen e tij.

Ademi është një nga “arkitektët” e Kupës “Nënë Tereza”, që po pret miratimin nga UEFA dhe FIFA. Kjo kupë do të përfshijë të gjitha ekipet e dy vendeve dhe do të bashkojë futbollin e Kosovës dhe Shqipërisë. Në lidhje me detajet e këtij kompeticioni, Ademi deklaron se do kërkojnë në FIFA dhe UEFA që fituesi i kompeticionit të luajë edhe në Evropë. Presidenti i Federatës së Kosovës deklaron së do të ketë një fond të përbashkët mes dy qeveritë dhe federatat.

KRAHASIMI

“Futbollin e Shqipërisë e shoh ende më para se atë të Kosovës. Jo vetëm për rezultatet momentale, por edhe për organizimin e shtrirë që ka, duke filluar nga infrastruktura sepse kini parasysh ne kemi qenë një shtet që ka qenë një shkollë e përbashkët me ish-Jugosllavinë. Megjithatë, dalja jonë për rreth 10 vite nga futbolli na ka kushtuar shumë. Shqipëria ka pasur mundësinë për të ecur përpara dhe është zhvilluar shumë, në aspektin profesional dhe organizativ dhe infrastrukturë. Edhe kushtet klimatike anë më të mira në Shqipëri dhe ndërprerja është më me shkurtër. Në aktualisht e kemi ndërprerë akoma kampionatin. Kemi ndërtuar dy fusha që i përballojnë kushtet e vështira.”

NGA SUPERIORJA NË “IPKO SUPERLIGA”

“Mund të them që është para sepse po e shoh rezultatin apo impaktin e disa prej lojtarëve dhe trajnerëve që kanë ardhur nga kampionati i Shqipërisë dhe kanë dhënë rezultat dhe punë të mrekullueshme. I falënderoj sepse kanë qenë shumë profesionalë dhe stoik në detyrat e tyre dhe kanë krijuar një mënyrë të tyre të punës që ka qenë mjaft interesant, por gërshetimi i përvojave ka ndikuar.”

KUPA “NËNË TEREZA”

“Do të jetë një garë si ato të kupës. Do të jetë një komision që do të merret me organizimin e orarit dhe jo vetëm. Do të mbledhim një fond që të dyja federatat do të ndajnë fonde por edhe qeveritë sepse ky aktivitet kërkon mjaft të ardhura dhe do ti rimbursojmë të gjitha shpenzimet. Është një garë që është jashtë kalendarit të deritanishëm. Kemi dërguar një kërkesë në FIFA dhe UEFA për të na e pranuar me qëllimin që fituesi i kësaj kupe të luajë në kompeticionet europiane, përveç shpërblimit që do marrë.”

/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan