Krahasimi / Kukësi e Laçi janë “kampionët” e fazës së dytë, vetëm 4 ekipe janë përmirësuar

Mbyllja e pjesës së parë të sezonit të krijon mundësinë që të analizosh paraqitjet e deritanishme që kanë bërë skuadrat në këtë kampionat dhe të shohësh fillimisht se si ka qenë bilanci i tyre në dy fazat e para të Superiores. Në një kampionat shumë të rivalizuar, diferencat janë shumë të vogla, por mund të shihet trendi i ekipeve të veçanta sa u përket pikëve të siguruara në njërën fazë, apo në tjetrën, në varësi të kalendarit.

Kështu, Kukësi kryesues pas një faze të parë me vetëm 14 pikë, ka regjistruar 4 më shumë në të dytën, duke siguruar kësisoj kreun. Një përmirësim me 4 pikë por që nuk krahasohet me atë të Laçit, që ka bërë 8 pikë më shumë në krahasim me fazën e parë. Kurbinasit regjistruan 10 pikë në fillimin e kampionatit, ndërsa në 9 ndeshjet e dyta siguruan 18, një përmirësim i dukshëm i lojës dhe rezultateve të tyre.

Përmirësim nga faza e parë ka pasur edhe Tirana, me 3 pikë më shumë, nga 14 në 17, kryesisht meritë e fitoreve të 4 ndeshjeve të fundit pas krizës së thellë që mbërtheu ekipin. Ndërsa mund të duket e çuditshme por edhe Flamurtari është përmirësuar, pasi nga 2 pikët e fazës së parë ka arritur që të sigurojë 4 në të dytën.

Luftëtari është i vetmi ekip që ka marrë 6 pikë si në njërën fazë, ashtu edhe në tjetrën, ndërsa pjesa tjetër e ekipeve janë me “humbje” duke filluar nga Partizani (-6), Vllaznia (-4), Bylis (-2), Teuta (-2) dhe Skënderbeu (-2).

Kështu kuptohet më mirë trendi që kanë skuadrat në bazë të kalendarit që kanë duke ditur se tashmë në fazën e tretë përsëriten ndeshjet njëlloj si në fazën e parë. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan