Konte: Po nuk ecëm gjithmonë në maksimum, bëhemi ekip normal

Barazimi i Interit ka ndalur ecurinë e zikaltërve për të dytën ndeshje radhazi dhe u jep mundësinë rivalëve për titull të Juventusit që të shkëputen më tej. Trajneri Antonio Konte e ka pranuar pas kësaj sfide se e gjithë skuadra nuk kishte qenë në formën më të mirë dhe sipas tij, sapo ulej pak ritmi, zhdukej ajo cilësi që i kishte dhënë mundësinë të ishte pretendente në pjesën e parë të edicionit.

“Rezultati përfundimtar lind nga fakti se jemi një skuadër e cila duhet t’i përballojë ndeshjet me 200 kilometra në orë. Kur dikush është nën ritëm nuk e kemi këtë mundësi. Ulet niveli i skuadrës dhe barazohet një ndeshje në të cilën sipas statistikave duhej të kishim marrë tre pikët’, tha ai për “Sky” pas ndeshjes.

“Ne nuk jemi një skuadër e cila duke ecur me shpejtësi mesatare mund të sigurojë fitoren, duhet të ecim gjithmonë në maksimum dhe kështu kemi bërë në pjesën e parë. Kur nuk jemi në maksimum jemi një skuadër normale. Nuk kemi as cilësinë e as shpejtësinë për të siguruar fitoret kur jemi të ngadaltë”, ishte autokritika e Kontes. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan