sex hikayeleri porno izle kartal escort

Konte i pakënaqur me mesfushën, nxjerr në shitje edhe mesfushorin e ndeshjeve të mëdha

Antonio Konte po synon që të forcojë skuadrën edhe më shumë në merkaton e janarit dhe ka nevojë për mesfushorë duke piketuar edhe disa prej tyre. Eriksen dhe Vidal janë emrat që mund të afrohen në janar te zikaltërit ndërkohë që ka edhe të tjerë nga klubi që mund të largohen.

Pas Politanos që duket se nuk ka më të ardhme te Interi, një tjetër lojtar ka dalë jashtë planeve. “Gazzetta dello Sport” raporton se as Vesino nuk bën më pjesë në planet e Kontes. Mesfushori uruguaian u la në stol në ndeshjen kundër Atalantës dhe duket se trajneri po fiton më shumë besim te Borja Valero se sa te Vesino.

Ky i fundit, i njohur në skuadër për gola të rëndësishëm në ndeshje të mëdha, si ai kundër Lacios në kualifikimin e parë në Champions pas shumë vitesh apo edhe në derbi kundër Milanit, duhet të gjejë një skuadër të re. Vesino është nxjerrë në merkato nga klubi i Interit dhe skuadrat e interesuara për të, do të paraqesin ofertat të cilat do të shqyrtohen nga drejtuesit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/