Klubi i Selmanit këmbëngul për Nuabueze, sulmuesi kërkohet nga trajneri i skuadrës

Klubi i Menemenspor duket se i ka sytë nga Laçi për t’u përforcuar në merkaton e janarit. Pasi transferuan në verë portierin Gentian Selmani, i cili ka treguar vlerat e larta edhe në Turqi, tashmë drejtuesit e Menemenspor duhet të bëjnë një sforco edhe për sulmuesin Kirian Nuabueze.

Kjo për shkak se bomberi i Kategorisë Superiore është një dëshirë e stafit teknik të skuadrës me në krye trajnerin, Xhenk Lalexhi. Kjo nuk është hera e parë që emri i klubit të Selmanit lidhet me atë të Nuabueze, ndërsa nigeriani me pasaportë amerikane ka edhe kërkesa nga ekipe në Superligën turke.

Në këtë sezon të Superiores, 27-vjeçari ka shkëlqyer me golat e realizuar me fanellën e Laçit dhe në këtë formë ka kthyer prozhektorët nga vetja. Mbetet për t’u parë nëse do ketë hapa më konkretë nga turqit, teksa merkato është e hapur deri në datën 31 janar. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan