Klubi i Kategorisë së Parë humbet pjesën më të madhe të titullarëve, 8 largime!

Në Kategorinë e Parë ka disa ekipe që nuk sigurojnë dot anën financiare, por edhe disa të tjera që në gjirin e vet mund të kenë lojtarë të talentuar dhe ofertat që vijnë për to, natyrisht që bëjnë që ata të largohen dhe të ndryshojnë klimë. Por, Iliria e Fushë-krujës ka pësuar ndryshime të mëdha dhe bëhet fjalë për disa lojtarë të rëndësishëm në sezonet e fundit.

Duke filluar që nga Skënder Lilajn, Flogers Salën, Ardi Gurin, Rimal Haxhiun, Klejdi Jazajn, Santiago Selmanin, Mikel Brahilikën dhe Denis Kurtin. Afrimi i Vetëm është Ded Noka nga Partizani U-19. Për lojtarët e mësipërm ka pasur interesim nga Superiorja dhe ekipe të Kategorisë së Parë me pretendime…

 Por, edhe Pasha, durrsaku që ka eksperiencë në Kategorinë e Parë është parë me Ilirinë, e madje ka luajtur ndaj Burrelit në miqësoren e zhvilluar në fundjavën e shkuar.

Skuadra do të persë edhe ndonjë huazim nga ekipet e kryeqytetit këto ditë, për të hyrë në garë e kompletuar duke qenë se synon mbijetesën.  

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan