Kleandro Lleshi: Huelva e parefuzueshme, mund të mbuloj edhe qendrën e mbrojtjes

Kleando Lleshi është një nga talentet kuqezi, që po mundohet të “çajë” në futbollin spanjoll. Mesfushori është në pronësi të klubit të La Liga, Leganes, por po kalon kohë si i huazuar në kategori më të ulëta, me qëllim rritjen dhe formimin e tij.

20-vjeçari është bërë pjesë e Leganes në vitin 2017, për t’u huazuar më pas në La Liga 2 tek Fuenlabrada, ku nuk arriti të luajë shumë, duke regjistruar vetëm një paraqitje në Kupën e Spanjës, në të cilën është eliminuar dy herë brenda pak ditësh. Kleando tashmë është bërë pjesë e Rekreativo Huelva, me të cilën debutoi përsëri me një paraqitje në Kupë dhe u mund nga Osasuna.

Talenti i kombëtares U21 ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle. Ai shprehet i lumtur për kalimin te Huelva, edhe pse do të luajë një kategori më poshtë. Lleshi mendon se ky transferim do e ndihmojë të rritet në karrierë. Gjithashtu lezhjani deklaron se është i aftë të luajë edhe mesfushor difensiv, edhe si mbrojtës qendre. Ai shprehet se është gati për të shfrytëzuar çdo mundësi, që do i japë trajneri.

TE HUELVA PËR T’U RRITUR

“Kur më erdhi oferta nga Rekreativo Huelva nuk e mendova shumë sepse një klub kaq të madh është shumë e vështirë ta refuzosh. Është një mundësi e mirë që unë dhe klubi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Unë jam i ri dhe kjo është një kategori ku mund të luaj dhe të kënaqem në fushë. Te Fuenlabrada më pritën shumë mirë dhe ndihesha rehat. I falënderoj tifozët dhe stafin atje. Ardhja te Huelva është një hap shumë i mirë në karrierën time. Është një klub mjaft i madh dhe ju siguroj se çdo lojtar i moshës sime do të dëshironte të luante këtu. Të gjithë pjesëtarët e këtij klubi janë profesionistë”.

POZICIONI NË FUSHË

“Unë jam mesfushor difensiv, por mund të luaj edhe si qendërmbrojtës. Në fakt kam luajtur shumë ndeshje me Fuenlabrada dhe Leganes në atë pozitë dhe jam ndjerë shumë rehat. Kam folur me trajnerin dhe ai pret që unë të jap kontributin tim në skuadër. Ai më priti mirë dhe unë do mundohem t’i shfrytëzoj në maksimum mundësitë që do më japë. Kam ardhur i përgatitur për gjithçka”, u shpreh Lleshi. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan