Kategoria e Parë, Grupi A/ Kastrioti nuk ndalet as në transfertë, Besëlidhja ruan ritmin

Pas pauzës njëmujore, ditën e sotme startoj edhe Kategoria e Parë. Në Grupin A, kryesuesit e Kastriotit udhëtuan në transfertën e Pukës, teksa sfiduan Tërbunin. Krutanëve iu mjaftoi një gol i Markut në pjesën e parë duke qëndruar me pesë pikë avantazh në krye.

Ndërkohë, Besëlidhja e vendit të dytë ruan ritmin e krutanëve teksa fitoi po me të njëjtion rezultat 0-1. Takimi u vulos nga goli i Dibrës në pjesën e parë.

Një tjetër sfidë interesante ishte ajo mes Burrelit dhe Erzenit. Dy skuadrat ishin pranë njëra-tjetrës në renditje, teksa shijakaset kishin një avantazh të lehtë me një pikë, por pas ndeshjes së sotme situata ndryshoi. Burreli ia doli të fitonte me rezultatin 2-1. Ndërkohë, Dinamo zbret nesër në fushë për ndeshjen me Egnatia.

Ndërkaq, për t’u theksuar se ekipi i Korabit ishte pushim në këtë javë teksa i duhej të përballej me Shkumbinin, por për shkak të dënimit të peqinasve, tashmë i mbetet të përgatiten për ndeshjen e ardhshme të kampionatit. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Rezultatet, Kategoria e Parë Grupi A

Tërbuni-Kastrioti 0-1
Shënues: 13′ Marku

Veleçiku-Besëlidhja 0-1
Shënues: 30′ Dibra

Burreli-Erzeni 2-1
Shënues: 12′ Hyska, 30′ Beci/ 60′ Lajthia

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan