Kastrioti barazon në testin me koplikasit, skuadra e Ndreut pret përforcime

Kastrioti sot ka zhvilluar testin e radhës miqësor, ku ka pasur përballë skuadrën e Kategorisë së Parë në grupin A, Veleçikun e Koplikut. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur, e madje të dyja ekipet e kanë vlerësuar njësoj sikur të ishte sfidë kampionati.

Trajnerët respektivë, Ndreu dhe Duli kanë aktivizuar të gjithë lojtarët e gatshëm, duke qenë se një javë më vonë nis kampionati. E megjithatë, ta\kimi ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Patrik Bardhi, një nga më të spikatur e testit miqëosr të luajtur sot ka shënuar një gol mjaft të bukur në të 3’, duke i dhënë avantazhin krutanëve që ka zgjatur 26 minuta.

Më pas, Veleçiku, me Ujkajn ka barazuar shifrat, ndërsa të dyja ekipet e sidomos krutanët kanë pasur raste të tjera shënimi, në saj edhe të kualiteteve të shumtë që kanë në skuadër. Ndërkohë që në krujë priten edhe afrime të tjera në ditët e ardhshëm…

Kastrioti 1-1 Veleçiku
Shënues: Patrik Bardhi 3’ / Ditmir Ujkaj 29′

E.Saliu/Vipsport.al/