Kalendari i Superiores / Faza e tretë nis në fundjavë, luhet në 2 ditë e 4 orare të ndryshme

Kategoria Superiore kthehet shumë shpejt në këtë fundjavë, me ndeshjet e para të fazës së tretë të saj. Sipas planit të FSHF, sfidat janë ndarë në 2 ditë, por do të luhet në 4 orare të ndryshme.

Të shtunën, ndeshja e parë do të jetë ajo e orës 14:00 mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, e cila është planifikuar që të hapë këtë fazë. Ndërkaq, në orën 17:00 do të luhet një duel shumë interesant në Shkodër mes Vllaznisë dhe Laçit, që kanë pretendime për një vend në Europë në këtë sezon.

Ndeshjet e të dielës shohin dy çifte të zbresin në fushë në orën 16:00, që do të thotë se do të luajnë me ndriçim artificial ndeshjet përkatëse. Teuta do të presë Bylisin në Durrës, ndërsa Tirana luan me Luftëtarin në kryeqytet, duele që duhen ndjekur pasi kanë rëndësi edhe për kreun e klasifikimit e luftën për zonën e Europës.

Më pas, në orën 19:00 është planifikuar kryendeshja e javës, sfida në “Air Albania” mes Kukësit dhe Partizanit, duel direkt mes dy skuadrave që kanë shpallur hapur objektivin e tyre se luftojnë për titullin kampion. /vipsport.al/

NDESHJET
Të shtunën, 25/01
Skënderbeu-Flamurtari 14:00
Vllaznia-Laçi 17:00

Të dielën, 26/01
Teuta-Bylis 16:00
Tirana-Luftëtari 16:00
Kukësi-Partizani 19:00

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan