Jo vetëm Roma në garë për Januzaj, agjenti zbulon klubin italian që sulmuesi nuk mund ta refuzoj

Emri i Adnan Januzaj është kthyer në modë në Itali. Fillimisht, për sulmuesin që aktivizohet me Real Sociedad në La Liga, u interesua Roma. Verdhekuqve iu dështoi transferimi i Politanos dhe si zëvendësues i Zaniolos së dëmtuar, tashmë është projektuar 24-vjeçari me origjinë shqiptare.

Mirëpo, së fundmi menaxheri i tij Dirk de Vriese, ka konfirmuar se përveç Romës, ka pasur interesim edhe nga Milani, ndërsa thekson se Januzaj do ta pranonte menjëherë transferimin te kuqezinjtë. “Ekziston mundësia që Januzaj të luaj në Itali. Nesër do të takoj drejtues të real Sociedad për të kuptuar qëllimet e tyre.

Vullneti jonë është të largohemi dhe të provojmë një eksperiencë të re. E konfirmoj interesimin nga Roma”. Në orët e fundit, flitet për një interesim të Milanit? “Po e konfirmoj që ka interesim. Januzaj do t’i thoshte po menjëherë Milanit”. Varet kjo tratativë nga shitja e Susos? “Po”, u shpreh menaxheri i Januzaj.   /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan