Jo vetëm Kërçiku, Partizani i rrëmben talentin Tiranës dhe e huazon në Kategorinë e Parë

Partizani këtë merkato duket se po “peshkon” lojtarë të dalluar në radhët e Tiranës. Pak ditë më parë, të kuqtë morën Dorjan Kërçikun, për të cilin pretendonin se e kanë gjetur akordin para Bylisit, madje duke e tentuar edhe në verën e shkuar…

Ndërkohë, të kuqtë kanë marrë një tjetër xhevahir nga bardheblutë, lojtar me të ardhme dhe bëhet fjalë për Dionis Çilkanin, që ka luajtur në Spanjë dhe Tirana e ka pasur në gjirin e vet por që nuk ka mundur që ta aktivizojë në ekipin e parë për shkak se kishte problemeve letrat e formimit.

Por, Partizani e ka pikasur si një lojtar të talentuar dhe e ka bërë pjesë të vetën. Duke qenë se të kuqtë jënë mbipopulluar, kanë menduar që ta huazojnë në Kavajë, te Besa në Kategorinë e parë për 6-muajt e ardhshëm dhe më pas në verë, ta rikthejnë në gjirin e tyre. Me sa duket, presidenca e kuqe ka një plan afatgjatë dhe është duke synuar afrimin e shumë talenteve.

Pak ditë më parë u afruan lojtarë si Rramani, ndërsa Tedi Cara është shumë pranë firmës. Tashmë, i radhës është Dionis Çikani, një lojtar me të dhëna mjaft të mira…

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan