Jo vetëm afrime te Shkëndija, sulmuesi i tetovarëve del në stërvitje me një tjetër skuadër

Shkëndija e Tetovës ka qenë një nga skuadrat shqiptare më aktive në këtë merkato janar. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka kanë pasuruar grupin e futbollistëve me elementë cilësorë si mesfushori i Kombëtares, Valon Ahmedi apo edhe mbrojtësi i Kombëtares sllovene Jan Krivak. Pa harruar edhe edhe Aldair Neto e Ardin Dallkun.

Por, duket se nga organika e skuadrës është larguar sulmuesi Stenio Xhunior. Braziliani ka qenë ditën e djeshme prezent në Abu Dabi, atje ku ka nisur stërvitjen me ekipin letonez të Rigës. Ndërkohë, prej klubeve nuk ka pasur asnjë prononcim edhe pse duket se marrëveshja mes palëve është arritur dhe Xhunior mund të konsiderohet një ish-futbollist i Shkëndijës.

Në pjesën e parë të sezonit me kuqezinjtë, Xhunior u aktivizua në 15 ndeshje duke shënuar edhe katër gola. Pritet që vendin e tij në sulm ta marrë pikërisht afrimi i janarit, Aldair Neto. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan