Januzaj thuajse një lojtar i Romës, agjenti i mesfushorit tregon detajet e marrëveshjes

Adnan Januzaj duket se do të ndahet me baskët e Real Sociedad dhe do të kalojë të luajë në një kampionat si Serie A. Mediet italiane raportojnë prej ditësh një interesim të Milanit dhe Romës për belgun me origjinë shqiptare. Siç mëson agjenti i mesfushorit, Roma duket se ka avancuar më shumë se kuqezinjtë dhe është në prag të mbylljes së marrëveshjes.

Dirk De Vrieze konfirmon se është në bisedime të avancuara me verdhekuqtë dhe marrëveshja është në detajet e fundit. Ai deklaron se akordi pritet të arrihet nëpërmjet formulës së huazimit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

“Po, Roma është një nga klubet e interesuara për Januzaj  gjatë merkatos së dimrit. Ata janë një klub i madh dhe sigurisht që na pëlqen ideja e të bashkëpunuarit me ta. Jemi duke shqyrtuar kushtet e marrëveshjes. Mund të jetë një huazim me të drejtë blerje deri në fund të sezonit. Shpresojmë të mbyllet gjithçka në ditët e ardhshme”, përfundoi agjenti i 24-vjeçarit.

Januzaj do të vijë në Romë si zëvendësues i Zaniolos, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe i duhet të qëndrojë deri në fund të sezonit jashtë fushave të blerta. Shifra e mundësisë së blerjes së Januzajt në fund të sezonit pritet të jetë rreth 15 milionë euro. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan