Ish-trajneri i Rrahmanit te Dinamo Zagreb: Nuk ka teknikën e Ronaldinjos, por është një luftëtar

Amir Rrahmani zyrtarizoi ditën e djeshme transferimin te Napoli për shifrën e 14 milionë eurove ndërsa nënshkroi një kontratë e cila do ta mbajë të lidhur me të kaltrit për pesë sezone dhe nga e cila do të përfitojë 1.8 milionë euro për sezon. Mbrojtësi ka shkëlqyer në këtë kampionat me Veronën dhe do të vazhdojë të japë kontributin e tij për këtë skuadër deri në verë, për të nisur më pas aventurën më të rëndësishme në karrierë.

Rreth transferimit të 25-vjeçarit te Napoli, ka folur edhe ish-trajneri i tij në kohët e Dinamo Zagreb, Mario Cvitanoviç. Tekniku kroat thekson se Rrahmani është investimi i duhur për të ardhmen ndërsa falë paraqitjeve me Kosovën ka fituar një eksperiencë të madhe. Sakaq, trajneri Cvitanoviç shprehet se Rrahmani është një mbrojtës dhe nuk mund të ketë teknikën e Ronaldinjos, por është një luftëtar i vërtetë.

“Rrahmani ndiqet prej kohësh dhe Napoli nuk e ka marrë për numër. Nuk e di cila është ideja e Napolit, as nuk e di çfarë kanë planifikuar në merkaton në dalje. Mbase do shesin Kulibali. Nëse e shohin Rrahmanin si një investim për të ardhmen, atëherë bëjnë mirë. Ai është gati. Ka fituar eksperiencë falë Kosovës, ku është edhe kapiten, si edhe falë të kaluarës te Dinamo Zagreb. Karakteristikat? Ai është një luftëtar. Nëse i jep një lojtar për ta markuar, atëherë nuk e humb asnjëherë përgjatë ndeshjes. Në mbrojtjen me tre është vërtet i zoti shumë, por mund të luaj edhe me katër apo si mbrojtës i krahut të djathtë.

Nuk është nga ata që shtyjnë shumë përpara. Por, nuk humbet asnjë top dhe është mjaft i zoti në lojën në ajër dhe në atë një për një. Ka një teknikë të mirë edhe pse luan vetëm me të djathtë. Pastaj nëse kërkojmë një me teknikën e Ronaldinjos, është e qartë që nuk e ka. Ajo që di të bëj më mirë është të mbroj. Ndër të tjera, është në djalosh shumë i përulur dhe me shumë dëshirë për të punuar e për t’u rritur. Do të dijë të marrë vendin e tij në skuadër”, u shpreh Cvitanoviç. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan