Ish-presidenti i Juves akuzon klubin: Higuain e Dibala mbetën aty se nuk arritën t’i shitnin

Xhovani Koboli Xhilji, ish-presidenti I Juventusit në vitet e “Calciopoli”, ka akuzuar drejtuesit aktualë se nuk kanë arritur të bëjnë merkaton që dëshironin e ndaj kanë në klub futbollistë që janë bërë pjesë e projektit pa dashje. Duke folur për TMË, ai i referohej pikërisht dyshes Higuain-Dibala, të cilët sipas tij Paratiçi ishte munduar t’i largonte, por nuk u gjente dot blerës.

“Nëse Juventusi bën atë që bën, është edhe se ka dy lojtarë, përveç Ronaldos, që bëjnë gjëra të mëdha. I pari është Dibala dhe i dyti është Higuain. Këta dy lojtarë janë te Juventusi pasi Paratiçi, edhe pse bëri çfarë kishte mundësi për t’i shitur, nuk ia doli.

Më pas është edhe Sarri për të cilin dua të them se nuk e kuptoj aspak si lëvizje. Ai ka hedhur vrer kundër Juventusit dhe tani është trajneri i saj”, ishte kritika e ish-presidentit të Juventusit. /vipsport.al/