Ish-arbitri: Kartonët e Hysaj shumë të drejtë, penalltia e Imobile duhej përsëritur

Elseid Hysaj ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta të tij me fanellën e Napolit mbrëmjen e djeshme ndaj Lacios. Edhe pse ekipi i tij arriti të fitonte minimalisht ndeshjen, mbrojtësi nuk ka shpëtuar nga kritikat e gjithë opinionit sportiv në Itali. Dy kartonë të verdhë pas vetëm 19 minutash lojë dhe një penallti e shkaktuar ishin të vetmet shenja, që shkodrani la ndeshjen e mbrëmshme.

Megjithatë, kishte edhe nga ata që mendonin se vendimet ndaj 25-vjeçarit ishin të dyshimta. Për të mbyllur gjithë polemikat e pasndeshjes mendon një nga personat më me eksperiencë në arbitrimin italian dhe jo vetëm, Ticiano Pieri. Ish-arbitri shprehet se të dy kartonët e verdhë dhe penalltia në dëm të Hysajt ishin absolutisht të drejtë. Gjithashtu shprehet se penalltia e humbur më pas nga Imobile, duhet të përsëritej, edhe nëse shënohej gol sepse sulmuesi e preku topin me të dyja këmbët.

“Të dy kartonët e verdhë ndaj Hysaj dhe akordimi i penalltisë janë absolutisht të drejtë. Gjithashtu dua të shtoj se penalltia e goditur nga Imobile duhet të përsëritej edhe nëse shënohej gol sepse ai e preku topin më të dyja këmbët, fillimisht me të djathtën e më pas me të majtën, diçka që është e parregullt”, deklaroi Pieri për mediet italiane. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan