sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Injesta kritik me drejtuesit e Barcelonës: Mënyra si po veprojnë me Valverden është e shëmtuar

Drejtuesit e Barcelonës janë duke menduar seriozisht shkarkimin e trajnerit Ernesto Valverde teksa kontaktuan edhe me legjendën Çavi Hernandez për t’i ofruar stolin e katalanasve, por ky i fundit refuzoi ta merrte skuadrën në gjysmën e sezonit, ndërsa tashmë po studiojnë të tjera pista.

Ndërkaq, mënyra si po sillen me Valverden ka lënë një shije të hidhur te një tjetër legjendë e Barcelonës. Bëhet fjalë për Andres Injestën, i cili shprehet se e gjithë situata është e shëmtuar. “Mënyrat që po përdor Barcelona janë pak të shëmtuara.

Duhet të kesh respekt për trajnerin tënd aktual, pasi mënyra si sillesh janë ato që lëndojnë më shumë. Shpresoj që situata të zgjidhet pasi nuk është e mirë as për trajnerin, por as për lojtarët dhe fansat”, u shpreh Injesta.  /Egi Çabeli-VipSport.al/