Imami tregon zgjedhjen: Daja më bindi, nuk jemi larg synimeve

Eni Imami, një nga lojtarët  e dalluar te Tirana, duket se me ardhjen e Ahmatajt dhe Egbos në krye të pankinës bardheblu, pati shumë pak hapësira dhe zgjodhi që të gjente një tjetër “strehë” ku edhe të shprehej më mirë.

Duke qenë se tashmë është në kulmin e karrierës, Imami preferoi që të bëhej pjesë e Skënderbeut, aty ku gjen një njohje të vjetër, trajnerin Ilir Daja me të cilin ka punuar te Dinamo disa vite më parë duke fituar edhe trofe.

Ambientimi

Këtë e konfirmon edhe vetëm Imami në prononcimin e dhënë për “Rtshport”, duke pohuar se: “Përgatitjet janë duke shkuar mjaft mirë dhe jemi paraqitur mirë, pavarësisht se ndodhi humbja me Luftëtarin. Unë jam ambientuar mirë këtu, aq më tepër që trajnerin Daja e kam njohje të vjetër dhe normalisht që ka qenë vetë trajneri Daja që më ka telefonuar dhe ai ishte negociatori kryesor që më kontaktoi dhe bëri që unë të vesh fanellën e Skënderbeut”.

Synimet

“Nuk u mendova dy herë, Skënderbeu është një ekip dhe klub i madh. Nuk ishte e vështirë që të zgjidhja, aq më tepër që skuadra nuk është larg synimeve, por ka në përbërje edhe mjaft lojtarë cilësorë, që bëjnë diferencën, por edhe shumë të rinj të talentuar”, – tha Eni Imami, që pritet të ketë një vend titullari në qendër të mbrojtjes në radhët e skuadrës korçare.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan