Imami: Të vazhdojmë kështu, falë Dajës kam gjetur veten

Problemi më i madh i Tiranës është mbrojtja. Repart ku kryeqytetasit kanë larguar dy lojtarë dhe nuk kanë afruar asnjë, përtej defekteve në pjesën e parë të sezonit. Eni Imami ishte një lojtar, që dikur mbështetej reparti difensiv te bardheblutë, por me kalimin e kohës, tiranasi u kthye në të padëshiruar derisa erdhi largimi i tij drejt Skënderbeut të Korçës.

Deklaratat “pikante” të mbrojtësit pas largimit nuk munguan, por duket se e gjithë ajo çështje ka kaluar dhe po mendon vetëm të ecë para me Skënderbeun.

Imami shpreson që të vazhdojë nisjen e mirë të vitit në Superiore edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Flamurtarit. Mbrojtësi shton se falë trajnerit Ilir Daja ka arritur të gjejë veten shpejt në Korçë.

“Ajo që thashë në intervistën para ndeshjes me Partizanin ishte që ta nisim me këmbë të mbarë. Tani shpresoj të vazhdojmë deri në fund javës këtë që nisëm. Gjashtë pikët në këto dy ndeshje do të ishte perfekte. Profesor Daja është shumë i qartë në ato që kërkon dhe mendoj se është diçka pozitive sepse e kam gjetur veten menjëherë”, – u shpreh ai për “Rtshsport”.

/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan