Idrizi pa humbjes me Vllazninë: Nuk e lëmë garën, prisni dhe do e shikoni Flamurtarin

Flamurtari nuk ia doli të merrte pikë as në ndeshjen e djeshme përballë Vllaznisë teksa u mposht me rezultatin 2-0. Vlonjatët përkeqësojnë gjithnjë e më shumë pozitat në klasifikim, teksa objektivi për të mbijetuar duket iluzion.

Megjithatë, nuk i ka humbur shpresat presidenti Sinan Idrizi, i cili në një prononcim për RTSH Shkodra pas ndeshjes me Vllazninë është shprehur se ekipi nuk do ta lejë garën dhe se beson te mbijetesa.

I kënaqur me lojën? “Loja shumë e mirë nga të dyja ekipet, urime ekipit të Vllaznisë. Presim ndeshjen e radhës”. E ardhmja e Flamurtarit? “Prisni dhe shikoni, kam një sfidë me të gjithë. Unë jam shumë i kënaqur, iu them prisni edhe shikoni Flamurtarin. Ne në mënyrë absolute nuk do ta lëmë garën. Bile do të luajmë më mirë”. Besoni tek mbijetesa? “Po patjetër”. Merkato? “Prisni edhe shikoni”, u shpreh Idrizi. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan