Idrizi: Krenar se qytetit tim nuk i kam cenuar asnjë qindarkë, ka nga ata që kanë ngjyer duart me fonde publike e tani japin mend

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi thekson se ai nuk një njoftim që klubi të jetë pezulluar me tre vite heqje të mundësisë për të bërë merkato. Në një prononcim për Proçesi Sportiv, ai shprehet se mënyra e vetme për të zgjidhur këtë situatë është privatizimi i klubit dhe ligji i sportit. Ndër të tjera, Idrizi tha se ndihet krenar pasi qytetin të tij nuk i ka cenuar asnjë qindarkë.

“Unë nuk kam një njoftim që Flamurtari për tre sezone nuk do të bëjë merkato. Nuk ka një lojtar të Flamurtarit të papaguar por janë një duzinë lojtarësh të papaguar. Por, kjo nuk do të thotë se është pezulluar merkato dhe nuk kemi bërë merkato. Përkundrazi, siç e kam thënë, kemi hyrë në merkato dhe kemi hyrë fortë. Nga ana tjetër unë sfidoj të gjithë shtypin shqiptar, dhe iu them hajdeni në datën 22 të shikoni se Flamurtari do jetë një ekip i kompletuar, ashtu si ne e mendojmë në këtë merkato. Situata? Është shumë e thjeshtë për t’u zgjidhur. Privatizoni klubin, nxirrni ligjin për sportin dhe zgjidhet menjëherë.

Kam gjashtë vite që financoj në klub dhe kam gjashtë vite që kam aksione zero në këtë klub dhe jam i vetmi dhe me krenari në të gjithë problematikën që ka Flamurtari se qytetin tim nuk e kam cenuar në asnjë qindarkë të tijin. E them me krenari. Janë kohët e para që në arkat e shtetit nuk merret një dollar. E përsëris, i pari vit. Ne kemi harxhuar rreth 12 milionë euro, ndoshta ne nuk jemi përgatitur akoma ta shkëpusim Shqipërinë nga futbolli bolshevik sepse të gjithë klubet shqiptare, përjashto dy klube në dijeninë tim, marrin paret nga entet publike.

Çfarë logjike ka kjo nëse bashkitë lënë pa ngrohur çerdhet dhe nuk shtrojnë rrugët e qyteteve por kanë pare për të paguar tekat e lojtarëve, atëherë kjo është një histori tjetër. Unë se kuptoj dot në logjikën time kur një kryetar bashkie nxjerr nga buxheti 1 miliard lekë për të paguar rrogat e lojtarëve. Të lë Flamurtarin në kushtet më të vështira të tija është vendim burracaku, por e përsëris sepse ka edhe nga ata që kanë ngjyer duart e tyre me fonde publike e kanë mbajtur Flamurtarin dhe të japin edhe mend. Ka edhe të tjerë që kanë bërë lloj gjërash me këto dhe të japin mend.

Dhe unë e them nëse ka të tjerë që duan ta marrin që kanë pare, fonde për të harxhuar le të vinë. Nëse ka dikush që vjen unë i zeroj problemet e Flamurtarit dhe le të vinë ta marrin. Por, jo në këtë moment sepse do të duket ikje nga lufta. Po ta dija të nesërmen thotë profeti, do t’i bëja të mirën vetes time. Të nesërmen e di vetëm Zoti. Në këtë projekt kam ardhur për të investuar shumë gjatë, se çfarë do të ndodhë. Si vlonjat si e gjykoni realitetin, si pjesë e këtij qyteti? Po ta them do të ikësh me vrap (duke nënkuptuar se mban erë). Le ta gjykojë kompetenti”, u shpreh Idrizi. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan