Hygor: Falë Zotit shënova për mamanë time, shoh një grup të mirë futbollistësh

Hygor u rikthye në ndeshjen e sotme në fushë për Vllazninë teksa prej disa muajsh ishte zhvendosur në vendlindjen e tij, Brazil. Kjo për shkak se mamaja e tij vuante nga një sëmundje, teksa në fund ajo nuk ia doli të mposhtte sëmundjen duke u ndarë nga jeta.

Tashmë, Hygor është rikthyer në Shkodër për të vazhduar karrierën e tij, ndërsa sot ishte protagonist me një roveshatë spektakolare duke vulosur triumfin e Vllaznisë ndaj Flamurtarit. Në prononcimin pas ndeshjes për Supersport, Hygor u shpreh se falenderon Zotin për golin, ndërsa sa i përket ekipit që ka gjetur tha se është një grup cilësor.

“Jam shumë i lumtur dhe me shumë emocion dhe falë Zotit shënova një gol për mamanë time. Falenderoj dhe familjen time në Brazil. Të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Merkato? Kam ardhur para pak ditëve, por kam parë në grup të mirë futbollistësh. Lojtarë me cilësi dhe do bëjmë një kampionat të mirë”, tha Hygor. /VipSport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan