Hidi për Vip Sport: Ju tregoj çfarë ndodhi në fund me Ngo, dy raste flagrante

Ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit ka përfunduar dje mes polemikash të shumta për golin e shënuar nga bardheblutë në minutën e 96 nga Majkëll Ngo. Polemika që nuk do të harrohen lehtë e ndërsa klubi i Bylis po mendon si të reagojë institucionalisht pranë FSHF-së për gabimet e Enea Jorgjit, një nga protagonistët e atij momenti, Isli Hidi, e shpjegon plotësisht se çfarë ndodhi në ato momente.

Duke folur për Vip Sport, Hidi tregon dinamikën e aksionit që e ka parë protagonist direkt, ndërsa shpjegon se si në ato momente janë dy veprime të ndryshme që duhej të shtynin në anulimin e golit, ashtu siç duhej anuluar edhe ai i Kale.

Isli, një humbje mes polemikave në minutat e fundit ndaj Tiranës…
Ajo është gjëja që të mërzit më shumë, po kështu është futbolli, një herë do të qajmë e një herë do të qeshim.

Ti ishe protagonist direkt te ai gol në fund, a mund të na shpjegosh se çfarë ndodhi mes atij kaosi?
Mua aty nuk më la të lëvizja Gentian Muça se isha gati të kërceja për topin. Aty u bë rrëmujë e madhe. Pastaj topi u përplas në traversë dhe Ngo e mori me dorë dhe e futi në portë. Nuk është se ishte faull kërcimi i tij, por u kthye topi nga shtylla dhe e futi me dorë me gjithë Goxhajn brenda pastaj, kjo ishte e gjitha. Nuk është se e dinim për pozicion jashtë loje, atë e pamë në televizor më mbrapa dhe nuk di të them a është. Por kjo është ajo për të cilën protestuam te gjyqtari, se janë disa gjëra që janë edhe të vështira për t’u parë meqë ishte rrëmujë e madhe. Ngo i ngeli topi në dorë pasi u kthye nga traversa dhe nga inercia e shtyu me gjithë Goxhajn brenda në portë.

Normalisht duhet të anulohej, sipas rregulloreve të FIFA-s…
Dy gola me dorë, nuk kemi çfarë të bëjmë, edhe e para ishte flagrante. Çdo gol me dorë anulohet, kështu është bërë tani, është rregullorja, nuk ke çfarë i bën ndryshe e nuk ka interpretim. Pastaj e sheh apo nuk e sheh, nuk mund të them që deshi apo s’deshi gjyqtari. Por janë dy episode që ne na dëmtojnë. Edhe me kartonat duhet të ishte pak më i balancuar, besoj se i iku loja pak nga duart se siç ia dha Mëllugjës kartonat e verdhë, njërin mund t’ia ruante, siç e ruajti Çelhakën e Kobina.

A mund të ndikojë kjo humbje në ekip?
Këto dashje pa dashje në futboll ndikojnë pak. Por na vjen keq se luajtëm mirë, u munduam dhe të vjen keq se ndodhi në minutë të fundit. Gjithsesi, I ka futbolli këto, shpresojmë që kështu të na ndihmojë në ndeshje tjetër. /E.Kuka/vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan