Haland e bën të padobishëm, Dortmund sugjeron yllin spanjoll te Junajtid e Totenham

Borusia Dortmund mund të themi se ka bërë lëvizjen më të mirë të kësaj merkatoje me afrimin e Erling Haland. Norvegjezi është një “makineri” dhe që në ndeshjen e parë ka treguar se është gati të marrë gjithë peshën e sulmit në ekipin verdhezi.

Ardhja e Haland ka nxjerrë totalisht jashtë loje një lojtar që deri sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Dortmund, Pako Alkaser. Spanjolli është prej një viti e gjysmë te Dortmundi, ku është aktivizuar në 37 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola. Një shifër mjaft e mirë, që e fut atë mes më të mirëve në Evropë, me një mesatare 75 minuta për çdo gol.

Megjithatë, Borusia dëshiron ta lërë të gjithë “korsinë” e sulmit për Haland dhe Alkaser duhet të largohet. Mediet angleze raportojë se Dortmundi e ka sugjeruar 26-vjeçarin te Totenham dhe Mançester Junajtid. Të dy klubet nuk kanë në dispozicion një sulmues profilik qendre. Te “Spërsat” Herri Kejn është dëmtuar dhe do humbë pjesën më të madhe të mbetur të sezonit. Gjithashtu edhe Rashford te Junajtid është dëmtuar dhe situata është e paqartë. Për të dy ekipet ardhja e një sulmuesi si Alkaser do ishte zgjidhja më e mirë. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan