Guardiola: Numri 9 më i mirë? Mesi është nga 4 deri në 11 më e mirë

Mançester Siti dhuroi spektakël ndeshjen e mbrëmshme, duke shkatërruar Aston Vilën me rezultatin 6-1. Paraqitje afër perfektes për Agueros me një tregolësh, fakt që i dërgoi gazetarët ta pyesnin Guardiolën pas ndeshjes nëse argjentinasi është numri 9-të më i mirë që ka trajnuar.

Përgjigja e Guardiolës ishte e prerë: “Më i miri që kam trajnuar është Mesi”, deklaron ai, ndërkohë që gazetari mundohet t’ia qartësojë më shumë pyetjen duke ia përsëritur se pyetja ishte vetëm për numrin 9-të, të cilin Mesi nuk e ka mbajtur kurrë.

Guardiola përgjigjet menjëherë: “Mesi është numri 9-të, 10-të, 11-të, 7-të, 6-të, 5-së, 4-ër. Por duhet të them se Aguero është një prej më të mirëve që kam trajnuar”, përfundon Guardiola. /VipSport.al/