Grumbullim dhe festë, Kastrioti pret tre ish-ët e Superiores

Kastrioti vijon përgatitjet i grumbulluar me të gjitha kushtet si ekip i Superiores në një hotel afër kryeqytetit, ndërsa duhet theksuar se trajneri Ramazan Ndreu është duke aplikuar stërvitje me dy seanca në ditë, pa lënë pas dore edhe ndeshjet miqësore…

Por, krutanët presin që të bëjnë e dhe afrime cilësore dhe duket e drejtuesit po synojnë që të rikthejnë lojtarët që kanë qenë titullarë në Superiore, një vit më parë, duke filluar që nga mbrojtësi i djathtë, Lukman Huseini, si dhe Henri Ogebugu që luan si mesfushor qendre.

Pa harruar edhe mesfushorin shkodran, Erstil Ymeri, një lojtar cilësor dhe me eksperiencë në elitë që fazën e parë luajti me Laçin.

E natyrisht janë duke menduar edhe për perspektivën duke planifikuare dhe një talent nga Laçi dhe bëhet fjalë për Indrit Prodanin që ka luajtur edhe me moshat e klubit Partizani apo dhe Laçi në Superiore dhe aktivizohet së fundmi në Kroaci me Hrvatcski Dragovoljaç.

Ndërkohë, skuadra krutane sot ka pasur edhe momente feste, pasi, një nga lojtarët e spikatur dhe titullarë ka festuar datëlindjen, duke bërë bashkë, drejtuesit, stafin dhe shokët e skuadrës në disa orë momente festive…

E.Saliu/Vipsport.al/