Gripshi: Jemi ekip për t’u mundur, do kapim Europën

Skënderbeu është akoma në “ajër”, pasi nuk po vjen akoma një vendim final mbi dënimin e dhënë nga UEFA. Aktualisht bardhekuqtë qëndrojnë në vendin e tetë në renditjen e Superiores, një më lart zonës që të çon në Kategorinë e Parë, por të shkëputur me dhjetë pikë nga Luftëtari.

Por pavarësisht kësaj situate, në një prononcim për RTSH, Nazmi Gripshi mendon se afrimet e bëra gjatë merkatos e kanë shndërruar Skënderbeun në një ekip për t’u mundur. Sipas 22-vjeçarit pozicioni aktual i korçarëve është i përkohshëm dhe pavarësisht dënimit, lojtarët do bëjnë maksimumin për të kapur Europën.

“Me afrimet që kemi bërë jemi ekip për t’u mundur. Skënderbeu gjithmonë ka qenë në vendet e para të tabelës. Mendoj se do arrijmë të jemi në zonën e Evropës. Me dënimin merret vetë klubi. Ne na mbetet të bëjmë punën tonë për të zënë një vend që të kualifikon në kupat e Europës”, u shpreh Gripshi. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan