sex hikayeleri porno izle kartal escort

Grezda rikthehet protagonist, “debuton” si titullar me Osijek

Eros Grezda pas kthimit në Kroaci te Osijek ka arritur të zbresë shumë shpejt në fushë. Ditën e sotme kroatët kanë zhvilluar një miqësore ndaj ekipit të Akademia Pushkash, në kuadër të përgatitjeve për rinisjen e sezonit dhe Grezda e ka nisur ndeshjen si titullar, duke qenë mjaft aktiv në sulm, por pa arritur të gjejë udhën e rrjetës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për Osijek.

Sulmuesi u kthye përsëri në ekipin kroat pas një viti zhgënjyes në Skoci te Rejnxhërs, ku u aktivizua me pikatore nga trajneri Stiven Xherard. Në ishull, Grezda numëron vetëm 13 ndeshje dhe 2 gola. Periudhë e zymtë kjo, e cila bëri që sulmuesi të humbë kombëtaren.

Kthimi te Osijek pritet të shërbejë për rikthimin në formë, në mënyrë që lojtari të synojë një ringjalljen e karrierës që mendohej se do të ishte shumë premtuese. Grezda pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë te Osijek, ekip ku më parë ka bërë shumë mirë dhe me të cilin ka luajtur edhe në Kupat e Europës. /vipsport.al/