Gol në minutën e 96 mes protestave, dramë në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Tirana ka fituar në mënyrë dramatike me shifrat 2-1 përballë Bylisit një ndeshje shumë të rëndësishme duke u ngjitur në vendin e dytë në Superiore. Gjithçka ka ardhur me një gol në minutën e 96 mes protestave të ballshotëve të cilët pretenduan për faull të Ngo ndaj Hidit.

Ata kishin protestuar me të drejtë edhe në golin e parë të Tiranës, ku Kale preku topin me dorë përpara se të çonte sferën në rrjetë. Por ballshiotët barazuan me penalltinë e Hidit pas një prekje me dorë të Dokës në pjesën e dytë. Miqtë mbetën me 10 lojtarë në minutat e fundit pas kartonit të kuq të Mëllugjës.

Tirana ngulmoi dhe në fund shënoi një gol mes rrëmujës, ku Ngo fillimisht prek topin me dorë, ndërsa ishte edhe në pozicion jashtë loje, Por Jorgji nuk dëgjoi asnjë nga protestat e ballshiotëve dhe dekretoi golin e 2-1 që i dha tre pikë të arta Tiranës.

Tirana-Bylis 2-1
20′ Kale, 90’+6′ Ngo / 65′ (p) Hidi

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobinah, Kale (76′ Muçi), Ngo.
Trajner: Emanuel Egbo

Bylis: Hidi, Janku, Goxhaj, Hadroj (36′ Bicaj), Murataj, Mëllugja, Barjamaj (84′ Ujka), Ndreca (50′ Peçi), Peposhi, Guindo.
Trajner: Vejlko Dovedan

KV: Kobinah, Çelhaka / Mëllugja, Goxhaj, Hidi
KK: Mëllugja

Gjyqtar: Enea Jorgji

MINUTË PAS MINUTE

90’+9’ Mbyllet ndeshja pas 99 minutash mes protestave të ballshiotëve.

90’+6’ GOOOL Tirana, shënon Ngo.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Harkim i Ismajlgecit nga e majta, Ngo me kokë gjuan por sfera kalon mbi traversë.

84’ Barjamaj i lë vendin në fushë Ujkës, në atë që është edhe lëvizja e fundit e trajnerit Dovedan.

84’ Tirana është e tëra në sulm në këto minuta në kërkim të avantazhit, me Bylisin e kthyer në mbrojtje të rezultatit në minutat e fundit.

79’ Kale i lë vendin në fushë Muçit, lëvizja  parë për Egbo.

78’ Ndryshon rreshtimi Bylisit tani me Goxhajn e kthyer përsëri në qendër të mbrojtjes e Guindo të vetëm përpara.

77’ Vangjeli nga e majta mundohet të harkojë në zonë por ai kthehet në gjuajtje drejt portës së Hidit i cili kontrollon me qetësi.

74’ Bylisi mbetet me 10 lojtarë pasi Mëllugja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas faullit ndaj Torasa.  

70’ Torasa lëviz mirë dhe gjen hapësirën për të gjuajtur në portë, goditja e tij ndalet nga Hidi dhe më pas mbrojtja largon me vështirësi.  

66’ Situata zhvendoset në portën tjetër, ku Kobinah bën gjithçka mirë nga e djathta dhe pason për Ngo me portën e boshatisur. Ntepe i heq sferën nga këmbët duke shpëtuar katërkëndorin.

64’ GOOOL Bylis, shënon Hidi.

63’ Aksion nga e djathta i Bylisit, topi preket me dorë nga Doka dhe Jorgji këtë herë nuk ka dyshime duke akorduar penallti.

61’ Kundërpërgjigjet nga ana tjetër Tirana, Ngo nga e djathta pason për Kobinah i cili trondit shtyllën e portës së Hidit.

60’ Aksioni shpejtë i Bylisit, topi pasohet nga Goxhaj te Guindo, por gjuajtja e sulmuesit ndalet nga Lika që shpëton katërkëndorin.

53’ Bylisi ka kthyer Goxhajn në sulmues në pjesën e dytë, por ai nuk përfiton nga një pasim në thellësi nga krahu i djathtë me sferën që devijohet në fundore.

50′ Zëvendësim tjetër i shpejtë i Dovedan, largohet Ndreca dhe hyn në lojë Peçi.

46’ Asnjë ndryshim në radhët e dy ekipeve në fillimin e pjesës së dytë.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Tiranës.

45’+1’ Kobinah jep një pasim në qendër për Kale por ai nuk e merr topin mirë dhe shpërdoron mundësinë të gjuajë në portë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

41’ Sulme dhe kundërsulme nga të dy skuadrat në një ndeshje shumë të hapur pasi ekipet kërkojnë të shënojnë përsëri.

36’ Lëvizja e parë e Dovedan me Bicajn i cili zë vendin e Hadrojt. 35’ Kale mundohet të bëjë të njëjtën lëvizje përsëri, këtë herë Janku e largon sferën në fundore

31’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta e sulmit të Bylisit, pas një goditje dënimi, Ngo i kthyer në mbrojtje largon sferën.

29’ Karton i parë i verdhë i ndeshjes është i Mëllugjës për një faull në përpjekje për të ndalur një aksion kundërshtar.

25’ Pamjet televizive tregojnë qartësisht prekjen me dorë të Kale mes protestave të lojtarëve ballshiotë që kërkuan menjëherë ndalimin e gjuajtjes së tij.

20′ GOOOL Tirana, shënon Kale. Kale bën gjithçka mirë në krahun e majtë dhe pasi kalon mes dy lojtarëve të Bylisit lëshon në gjuajtje të pakapshme për Hidin. Protesta të ballshiotëve që pretendojnë për prekje topi me dorë.

11’ Goditje dënimi që harkohet nga e djathta në zonën e Bylisit, Janku i paraprin Ngo dhe largon rrezikun para Hidit.

8’ Peposhi gjuan drejt katërkëndorit të Likës pas një goditje nga këndi, portieri shpëton portën me një reagim instinktiv.

5’ Loja zhvendoset sa në njërën gjysmëfushë në tjetrën, por dy ekipet nuk gjejnë të çarat për të krijuar rrezikshmëri para portës kundërshtare.

1’ Fillon ndeshja në “Selman Stërmasi”.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan