Gjici: Nëse klubi merr ofertë të mirë shitet Shkurtaj e kushdo tjetër

Ish-presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka shpjeguar se ka mbetur shumë i pakënaqur nga rezultatet e fundit të ekipit dhe pret kthesën nesër ndaj Partizanit. Tashmë presidenti i nderit tha  në “Zona Gol” se skuadra kishte lënë për të dëshiruar dhe se e shihte si pasojë të nënvlerësimit këtë situatë të krijuar së fundmi.

“Besoj se do të kemi ndeshje te luftuar nga te dy ekipet por them që me këtë ndeshje të fundit që bëri Kukësi jemi të mërzitur se kishim mundësi të fitonim në Gjirokastër se futbolli kur e nënvlerëson edhe të nënvlerëson. Do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dy skuadrat, thonë se Partizani ka mungesa por Partizani ka edhe stol të mirë dhe duhet vlerësuar e unë pres vetëm trepikësh nga kjo ndeshje.

Jam pak i mërzitur se qoftë me Skënderbeun e më Luftëtarin janë lënë 4 pikë të arta e do t’i vuajmë. Me ekipet e renditura ka pasur probleme për shkak neglizhimi apo këto lojtarët tanë e mbajnë veten më mirë se të tjerët. Lojtarët janë aty dhe stafi teknik duhet të merret e të fitojë ndeshje të tilla, nesër do të jetë një fytyrë tjetër e lojës dhe ekipi do të dalë në lojën e vet. Trajneri nuk ka kërkuar lojtarë të tjerë, kapacitetet i ka aty e të shohim në fushën e blertë.

Nuk ka diferencë të madhe, edhe nëse bën ndonjë gabim mund ta kompensosh se 5 ekipe janë aty-aty. Kukësi ka kapacitetin po duhet menaxhim i mrië nga stafi teknik. Një humbje e mundshme pranohet vetëm kur je 10 pikë diferencë Këto dy ndeshje kanë lënë shije të hidhur. Unë jam president nderi, por klubi do të marrë masat e veta. Besoj se kanë bërë gabime në këto dy ndeshjet e fundit. Them se stafi e ekipi do të reagojnë nesër për të treguar veten se janë ekip me stof kampioni, do të kemi reagim krejt tjetër me Partizanin.

Rivalët? Absolutisht Tirana është një ekip shumë i mirë, e ndoqa edhe në ndeshjen e fundit, ka ekip të mirë dhe është rival kryesor si Partizani e të tjerë. Po të shohësh të gjithë janë aty-aty me pikë, do të jetë e vështirë shkëputja dhe kush do të gabojë më shumë do humbë kampionatin e ai me më pak gabime do e fitojë. Të gjithë ekipet kanë gabuar, ky është kampionat i çuditshëm, Nuk kemi parë asnjëherë në këto 10 vite që kam unë në futboll një të tillë që të gjitha ekipet e skuadrat të gabojnë e të jenë aty më pikë.

Merkato? Trajneri e stafi nuk më ka kërkuar më lojtarë, nëse do të ketë ndonjë lojtar që të bëjë diferencën me kampionatin shqiptar mund të vendosë të marrë. Por kanë mbetur pak ditë. Edhe menaxherët që kanë biseduar me Nexhipin, ndoshta 1-2 mund të afrohen nëse bëjnë diferencën. Ekipi është, kapacitetet janë aty, nuk është se kemi probleme të mëdha, në mesfushë e lart është solid. Janë shumë sulmues dhe nga kjo pikëpamje Kukësi nuk vuan. Pjesa mbrapa është problem i stafit nëse do të marrin për të bërë diferencën ndonjë lojtar. Por ata nuk kanë kërkuar me insistim lojtarë e kanë thënë që na nevojiten. Largime? Unë them që nëse klubi ka një ofertë të mirë, patjetër duhet pranuar se mundësitë financiare nuk janë të mëdha, për Shkurtajn apo këdo tjetër”, tha Gjici. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan