Gabimet e gjyqtarëve, Braçe akuzon sistemin: Vendosin në favor të kryesuesve, fituesi paracaktohet

Erion Braçe u kthehet akuzave për paracaktim të garës nëpërmjet vendimeve të gjyqtareve. Me një  postim në rrjetet sociale, zëvendëskryeministi i cili njihet si tifoz i Partizanit, ka argumentuar gabimet e ditëve të fundit në Superiore, duke sinjalizuar se tashmë gjithçka bëhej në favor të dy skuadrave që janë në vend të parë në renditje.

POSTIMI

I NJËJTI FILM, E NJËJTA HISTORI! #SISTEMI D!

Në 5 ndeshje, 2 i vendosin arbitrat; Në 5 ndeshje, 3 janë me gabime të rënda arbitrash; Në 5 ndeshje, të 5-ta kanë standarde të ndryshme gjykimi, sipas ndeshjes-pra ekipeve dhe gjyqtarit të qëllimtë!

Por ka edhe më keq; Në 2 ndeshjet e vendosura nga arbitrat, ata vendosen për kryesuesit e Superliges, në favor të tyre!

Shikoni, dje u bë shumë mirë që u diskutua për penalltinë e dytë akorduar Partizanit; Nga pamjet, për mua nuk ishte penallti edhe pse sot, pasi lexova gazetën Panorama, pashë prapë pamjet dhe, siç gazeta edhe unë dyshova se topi i goditur nga Çinari prek dorën e një lojtari para se t’i bjerë qurreve të një lojtari tjetër që me të drejtë protestonte; Por atë ndeshje, NUK E VENDOSI GJYQTARI!

Ndërkohë sot është nam; Përsëri e gjithnjë Enea Jorgji: Goli i parë i Tiranës haptazi me dorë; Goli i dytë i Tiranës nis në minutën 95:35 (ishin shtuar 4 min), Ngo-golashënuesi që në goditje të faullit është offside, mbetet offside edhe pasi shërbehet nga e djathta, i bie shtyllës përsëri dhe Muça bllokon me faull portierin, Ngo merr topin haptazi dhe e shtyn me dorë, minuta është 95:45.

Vendosi arbitri jo si gjithnjë Enea Jorgji; Në ndeshjen Partizani-Tirana dha 4 minuta shtesë dhe, edhe pse u luajtën 2 dhe 2 u vonuan, fiks tek e 4-ndeshja mbaroi; Në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu shtoi 1 minutë dhe, edhe pse Kukësi shënoi gol pak sekonda pas 1 minuti shtesë, Enea Jorgji mbylli ndeshjen fiks dhe goli as që u quajt!

Ndërkohe në Gjirokastër është edhe më nam, nam fare; Shiheni golin e Luftëtarit, i qartë e në dritë të diellit; As offside e as faull! Po çfare? Hiç, arbitri!

Edhe më keq, në dy ndeshje, dy standarde: Nëse ai në Gjirokastër është faull pa prekur kërkënd, ky në Tiranë është stërfaull!

Po lë mënjane faullat dhe kartonët, gjëra të vogla në dukje por që vendosin kur të lënë me 10 lojtarë dhe ekipin e favorizuar gjithnjë me 11. Tani që shkruaj çdo gjë ka mbaruar!

Ka muaj që dëgjoj se futbolli në këtë vend është në krize prej parave! Të gjithë, përfshirë titullarin e SISTEMIT, ulërasin kundër taksave a thua se paguan kush taksa prej tyre!

Po ua them prape; S’KA PARA KUR S’KA GARË, KUR FITUESI PARACAKTOHET! /vipsport.al/

View this post on Instagram

I NJEJTI FILM, E NJEJTA HISTORI! #SISTEMI D! Ne 5 ndeshje, 2 i vendosin arbitrat; Ne 5 ndeshje, 3 jane me gabime te renda arbitrash; Ne 5 ndeshje, te 5-ta kane standarde te ndryshme gjykimi, sipas ndeshjes-pra ekipeve dhe gjyqtarit te qellimte! Por ka edhe me keq; Ne 2 ndeshjet e vendosura nga arbitrat, ata vendosen per kryesuesit e Superliges, ne favor te tyre! Shikoni, dje u be shume mire qe u diskutua per penalltine e dyte akorduar Partizanit; Nga pamjet, per mua nuk ishte penallti edhe pse sot, pasi lexova gazeten Panorama, pashe prape pamjet dhe, sic gazeta edhe une dyshova se topi i goditur nga Cinari prek doren e nje lojtari para se ti bjere qurreve te nje lojtari tjeter qe me te drejte protestonte; Por ate ndeshje, NUK E VENDOSI GJYQTARI! Nderkohe sot eshte nam; Perseri e gjithnje Enea Jorgji: Goli i pare i Tiranes haptazi me dore; Goli i dyte i Tiranes nis ne minuten e 95:35 (ishin shtuar 4 min), Ngo-golashenuesi qe ne goditje te faullit eshte offside, mbetet offside edhe pasi sherbehet nga e djathta, i bie shtylles perseri dhe Muca bllokon me faull portierin, Ngo merr topin haptazi dhe e shtyn me dore, minuta eshte 95:45. Vendosi arbitri jo si gjithnje Enea Jorgji; Ne ndeshjen Partizani-Tirana dha 4 minuta shtese dhe, edhe pse u luajten 2 dhe 2 u vonuan, fiks tek e 4-ndeshja mbaroi; Ne ndeshjen Kuksi-Skenderbeu shtoi 1 minute dhe, edhe pse Kuksi shenoi gol pak sekonda pas 1 minuti shtese, Enea Jorgji mbylli ndeshjen fiks dhe goli as qe u quajt! Nderkohe ne Gjirokaster eshte edhe me nam, nam fare; Shiheni golin e Luftetarit, i qarte e ne drite te diellit; As offside e as faull! Po cfare? Hic, arbitri! Edhe me keq, ne dy ndeshje, dy standarde: Nese ai ne Gjirokaster eshte faull pa prekur kerkend, ky ne Tirane eshte sterfaull! Po le manjane faullat dhe kartonet, gjera te vogla ne dukje por qe vendosin kur te lene me 10 lojtare dhe ekipin e favorizuar gjithnje me 11. Tani qe shkruaj cdo gje ka mbaruar! Ka muaj qe degjoj se futbolli ne kete vend eshte ne krize prej parave! Te gjithe, perfshire titullarin e SISTEMIT, ulerasin kunder taksave a thua se paguan kush taksa prej tyre! Po ua them prape; SKA PARA KUR SKA GARE, KUR FITUESI PARACAKTOHET!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan