Frikë te Lacio për Strakoshën, gardiani shqiptar “zgjohet” në infermieri

Tomas Strakosha është një nga “ingranazhet” më të rëndësishëm të Lacios së këtij viti. “Gardiani” ka treguar një siguri të frikshme, duke qenë shkak jo i vogël i arritjeve të ekipit kryeqytetas, që ndodhen të tretët në renditjen e Serie A. Mbrëmjen e djeshme lacialët shkatërruan Sampdorian me rezultatin 5-1, duke treguar edhe një herë se Juventusi dhe Interi nuk do të jenë të vetëm në luftën për titullin.

Megjithatë, mëngjesin e sotëm në kampin e kaltër janë shqetësuar për gjendjen e Tomas Strakoshës. Mediet përtej Adriatikut raportojnë portieri ka shkuar në qendrën mjekësore të klubit për t’iu nënshtruar një vizite në bërryl. Theksohet se ky shqetësim nuk është shkaktuar ndeshjen e djeshme, por është problem i trashëguar më parë.

Përtej problemeve, theksohet se Strakosha do të jetë në fushë që në ndeshjen e ardhshme dhe këto probleme nuk rrezikojnë aktivizimin e tij nga Simone Inzagi. Sfida e ardhshme e Lacios është ndaj Napolit pas dy ditësh, një duel Strakosha-Hysaj. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan