Frashëri: Kemi eliminuar gabimet, Teuta do “flasë” kur të vijë momenti

Stivi Frashëri është në një formë shumë të mirë dhe ka arritur të gjejë veten, duke qenë një nga portierët më në formë të Kategorisë Superiore. “Gardiani” shprehet se kanë përmirësuar gabimet e fazës së parë dhe atmosfera në grup është pozitive. 29-vjeçari shprehet për “Rtshsport” se stërvitja është kryefjalë dhe Teuta do tregojë potencialin e saj në fushë: “Faza ka ecur shumë mirë. Jemi munduar të përmirësojmë të gjitha gabimet dhe problemet që kemi. Po mundohemi dita ditës sepse ka ngelur edhe pak kohë”.

Afrimet

Frashëri flet edhe për afrimet që kanë bërë drejtuesit dhe sipas tij: “Lojtarët që kanë ardhur po mundohemi t’i adoptojmë më grupin dhe të jemi të kompletuar për ndeshjen e ardhshme. Atmosfera është pozitive.”

Atmosfera

Në fund, portieri korçar që në Durrës është duke bërë një paraqitje mjaft të mirë ka folur edhe për gjendje ne skuadrës në prag të startit të pjesës së dytë: “Mundohemi ta mbështesim njëri-tjetrin sa më shumë, pasi faza përgatitore është e vështirë me dy stërvitje në ditë. Deri tani ka shkuar gjithçka mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Jemi fokusuar te stërvitjet dhe po mundohemi të japim maksimumin. Çdo gjë do e tregojmë kur të vijë momenti. Shpresojmë të marrim tre pikët dhe të jemi aty ku duhet.”

/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan