Fqinjët fitojnë miqësoret me të njëjtin rezultat, Kastrioti e Iliria kënaqin stafet

Janë luajtur sot miqësore mes Kastriotit dhe Vorës, e cila ka përfunduar  3-2 në favorin e ekipit të Ramazan Ndreut. Takimi është luajtur me drita në Kamzë dhe skuadra krutane ka dominuar, madje ka realizuar me anë të kualiteteve të saj si: Mehmeti, Marku e Bardhi, ndonëse ndeshja ka qenë interesante, pasi dy herë është barazuar rezultati.

Në fund Patrik Bardhi i ka dhënë fitoren krutanëve në këtë test miqësor. Ndërkohë, Iliria sot ka luajtur në fushën e vet një test me ekipin e Burrelit. Skuadra e Fatmir Salës ka fituar 3-2 në këtë miqësore, dhe duhet theksuar se janë afruar edhe disa lojtarë, shumica me perspektivë.

Edhe në radhët e matjanëve kishte disa afrime për të zëvendësuar largimet në këtë periudhë.

Si Sala, ashtu edhe e Alcani kanë mbetur të kënaqur nga testi që vlejti shumë në këtë fazë përgatitore, por për të parë edhe shumë lojtarë që janë në provë në radhët e skuadrave të tyre….

Miqësore

Kastrioti – Vora 3-2

Iliria – Burreli 3-2