FOTO / Roveshata e Hygor bën xhiron e Brazilit, mesfushori po mendonte të linte futbollin

Goli spektakolat i shënuar nga braziliani Hygor nuk ka bërë bujë vetëm në kampionatin tonë, por edhe jashtë tij, më saktësisht në vendlindjen e mesfushorit 31-vjeçar. Ajo roveshatë dhe domethënia e veçantë që kishet për shkak të historisë personale të Hygor në muajt e fundit, ka bërë bujë edhe në Brazil duke gjetur hapësirën edhe te “Lance”, një nga mediat me të mëdha sportive në vend.

Ajo i ka kushtuar një artikull kësaj historie të veçantë të lojtarit, se si ai kishte shënuar golin e katërt të kampionatit pasi kishte hyrë në fushë për herë të parë pas vdekjes të së ëmës. “Lance” tregon se fillimisht lojtari kishte zgjedhur të mos kthehej të ndihmonte mamanë e tij, Lise Gimaraesh që ishte e sëmurë me kancer. Por pas tre muajsh në Shqipëri, ai kishte marrë lajmin se situata shëndetësore e saj ishte përkeqësuar ndaj kishte udhëtuar drejt Rio De Zhaneiros. Sipas gazetës, pas vdekjes të së ëmës më 12 dhjetor, ai kishte menduar të largohej nga futbolli i luajtur.

“Bota ime u shemb. Por klubi më dha shumë mbështetje, edhe tifozët ndaj u ktheva të shtunën e kaluar”, tregoi Hygor për gazetën braziliane. “Hyra në lojë kur mbeteshin 30 minuta dhe arrita të shënoja këtë gol si homazh për mamanë time dhe ishte në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol të bukur. Desha t’i bëja një homazh asaj dhe ia dola”, tha i lumtur Hygor për median e njohur braziliane. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan