FOTO / Merr formë shtëpia e të kuqve, Partizani prezanton punimet në kompleks

Puna në klubin e Partizanit po bëhet në dy fronte gjatë janarit. Nga njëra anë është ajo sportive në Antalia, ku nën urdhrat e trajnerit Adolfo Sormani ekipi po përgatitet për pjesën e dytë të sezonit, nga ana tjetër është ajo infrastrukturore në kompleksin e ri të të kuqve, shtëpinë e tyre që brenda këtij sezoni do të bëhet funksionale dhe do të lehtësojë më shumë klubin jo vetëm as a i përket ekipit të parë, por edhe akademisë.

Klubi i kuq sot ka prezantuar vijimësinë e punimeve në kompleks. Sipas informacionit të klubit, po mbyllet rrethimi i kompleksit dhe stadiumit, ndërsa janë bërë edhe kanalizimet në të gjithë territorin, si sa i përket pjesës së fushave, ashtu edhe të ndërtesave.

Gjithashtu, është mbyllur struktura e mbulimit në tribunën qendrore të stadiumit, ndërsa po punohet për të ndërtuar mbulesën në tribunën përballe, pa harruar këtu edhe punimet për të kompletuar tashmë ambientet e brendshme në stadium, apo edhe në ndërtesën përkrah që do të shërbejë si qendra e re e klubit. /vipsport.al/