sex hikayeleri porno izle kartal escort

Florentino Perez e bën të qartë: Pogba? Nuk e njoh, kush është ky?

Real Madridi arriti të fitonte një tjetër trofe dhe Zinedin Zidan vazhdon me rekorde. Ai ka fituar 9 finale nga 9 të zhvilluara duke qenë padyshim një rekordmen. Së fundmi, skuadra e tij mundi Atletikon me penallti dhe arkivoi trofeun e radhës, duke treguar sërish forcën që ka.

Ndërkohë, merkatoja është gjithmonë e hapur në klubin madrilen kur bëhet fjalë për afrime të bujshme. Një prej tyre mund të jetë Pol Pogba siç raportohet shpesh në media por në fakt duket se Perez nuk e ka në plan. Ai u pyet nga mediat arabe në lidhje me një transferim të mundshëm të tij dhe përgjigja ishte e qartë.

“Kush është ky? Nuk e njoh”, u përgjigj shkurtimisht Perez duke e shoqëruar me një të qeshur. Mesa duket, Pogba nuk është më në planet e merkatos për Realin duke parë edhe dëmtimet e shumta që po pëson në Angli. Së fundmi, ai iu nënshtrua një tjetër operacioni në kavilje dhe do të mungojë disa javë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/