Flasin liderët e Kukësit: Do kemi një marsh më shumë, ndaj Partizanit ndeshje e veçantë

Faza përgatitore është drejt fundit dhe të gjitha klubet e Superiores kanë filluar të mendojnë rreth rinisjes së sezonit dhe ndeshjeve të radhës. Lideri i mesfushës së Kukësit, Besar Musolli duket mjaft i kënaqur me periudhën që  skuadra e tij ka kaluar në Turqi. Ai mendon të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit, që e konsideron si një kundërshtar mjaft cilësor dhe më pas të shijojë duelin ndaj Partizanit në stadiumin e ri.

“E rëndësishme është që fazën e parë është ruajtur grupi dhe mendoj se kjo e ka bërë të veçantë këtë fazë përgatitore. Gjithçka ka shkuar shumë mirë në këtë fazë. Kemi bërë dy ndeshje të mira përgatitore dhe jemi shumë të kënaqur. Kemi një sfidë shumë të vështirë ndaj Luftëtarit sepse kanë një ekip shumë të mirë. Të mendojmë për këtë ndeshje përpara asaj kundër Partizanit, që siç dihet do luhet në “Air Albania Stadium” edhe besoj se do jetë një ndeshje cilësore”, tha Musolli për “RTSH”.

Edhe Olsi Teqja nuk del nga linjat e asaj çka thotë shoku i tij i skuadrës. Mbrojtësi shton se do kenë një marsh më shumë gjysmën e mbetur të sezonit. Për të, diferencat në futbollin tonë janë shumë të vogla dhe nuk e anashkalon Luftëtarin.

“Kemi bërë një fazë shumë të mirë me të gjitha kushtet optimale. Jemi stërvitur me seriozitet dhe mendoj se kjo punë kaq e mirë do na çojë me një marsh më shumë në gjysmën tjetër të sezonit, duke bërë më mirë. Këto janë disa ndeshje, që gjithkush dëshiron t’i luajë. Duke mos e harruar Luftëtarin duke qenë se diferencat në futbollin tone janë shumë të vogla. Do të mendojmë të marrin trepikëshin ndaj tyre pastaj do mendojmë për Partizanin që çdo sportist dëshiron ta luajë në karrierën e tij, pasi është ndaj një kundërshtari si Partizani dhe zhvillohet në stadiumin e ri”, deklaron mbrojtësi i cili e ndjen edhe më shumë rivalitetin me të kuqtë pasi ka qenë më parë pjesë e Tiranës. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan