Firmosi dhe sot debutoi në Kupën e Mbretit, mesfushori kryeqytetas në klubin më të vjetër të Spanjës

Kleandro Lleshi bën lëvizjen e radhës në karrierën e tij, duke zbritur në kategori, në të tretën në Spanjë, por duke tentuar që të gjejë atje hapësirat që i munguan në La Liga 2. Futbollisti kryeqytetas që është pjesë e përfaqësues U21, ka nënshkruar sot me skuadrën e Rekreativo Huelva, klubin më të vjetër të futbollit në Spanjë, duke u bërë blerja e parë për vitin 2020 të saj.

Futbollisti ka kaluar në formën e huazimit nga radhët e Leganes në fakt, pasi është ky klub që ka kartonin e tij prej dy vitesh. Gjatë kësaj periudhe, ai do të jetë një element më shumë në dispozicion të trajnerit si mesfushor krahu të djathtë apo në qendër të këtij reparti. Klubi tregoi qartësisht sa besim ka te ai, duke e aktivizuar që në ndeshjen e sotme të Kupës së Mbretit që luajti përballë Osasunës.

Lleshi e nisi takimin nga stoli, duke hyrë në fushë në minutën e 83-të të ndeshjes që u mbyll me barazim 2-2 në kohën e rregullt. Por për fat të keq, në shtesë ishte Osasuna që shënoi golin e tretë, duke eliminuar kështu Rekreativon i cili dukej se mund të bënte surprizën pasi kishte mbyllur me fitoren 2-0 pjesën e parë. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan