sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Festë dhe ambicie, Gilman Lika: Prisni një Vllazni më të fortë, afrimet do rrisin cilësinë

Gilman Lika, sot festoi 33-vjetorin, por është një nga pikat e forta të skuadrës së Vllaznisë. Eksperienca që ka mbi supe dhe karriera gjithnjë në piedestal, duke veshur edhe fanellën kuqezi të Kombëtares A, e ka bërë shkodranin që të mos e ul ritmin e stërvitjes.

Në një prononcim për Rtshsport, Lika flet për gjendjen e skuadrës, merkaton dhe synimet që do të ketë Vllaznia: “Kemi ardhur në Ohër që të përmirësohemi dhe të japim edhe më shumë dhe më mirë se në dy fazat e para. Të gjithë lojtarët janë duke e përballuar mjaft mirë ngarkesën dhe këtë proces stërvitore, sipas programit që ka dhënë trajneri Mirsad Jonuz dhe stafi i tij dhe kjo është pozitive. Një fazë me grupin e plotë, sigurisht që bën mirë për skuadrën”, – tha Lika.

Synimet

Lika foli edhe për pritshmëritë në pjesën e dytë të sezonit, që ka ai dhe skuadra. “Duhet që të bëjmë më shumë që të ngrihemi më shumë në renditje dhe Vllaznia të jetë në vendet e nderit në elitën e futbollit shqiptar”.

Merkato

“Ka dy ditë që lojtarët e rinj të ardhur në merkato kanë dalë në stërvitje dhe nuk mund të gjykosh për nivelin e tyre me vetëm dy ditë në ekip. Kam besim se trajneri dhe stafi kanë bërë zgjedhjet e duhura dhe unë jam besimplotë se afrimet do të rrisin cilësinë dhe konkurrencën në skuadrën tonë”, – tha Gilman Lika, lideri 33-vjeçar i skuadrës shkodrane.

E.Saliu/Vipsport.al/