Festa me 22 modelet pas fitores, Guardiola: E dija, jam i lumtur kur kalojnë kohën kështu

Një nga ngjarjet që ka bërë më shumë bujë këtë javë në Angli ka qenë festa e lojtarëve të Mançester Sitit në një hotel në Angli pas fitores 6-1 ndaj Aston Vilës. Ajo nuk ishte një festë dosido, pasi të ftuara nderi ishin 22 modele Instagrami të cilat kishin udhëtuar nga Italia për të kaluar një darkë me lojtarët e klubit anglez.

Një ngjarje që ka shkaktuar shumë bujë duke llogaritur se pjesa më e madhe e futbollistëve të Mançester Sitit janë familjarë, por që duket se nuk ka shqetësuar edhe shumë trajnerin Pep Guardiola. Sipas tij, lojtarët kishin leje ta bënin një gjë të tillë sa më shumë të ishte e mundur në mënyrë që të shpërqendroheshin nga normaliteti i ditës së një futbollisti.

“Unë e dija. Kur kanë kohë, ata kalojnë shpesh darka bashkë, me gjithë stafin. E kanë bërë shpesh një gjë të tillë, mua më pëlqen kur janë bashkë, jashtë nga këtu. Shpeshherë mblidhen në shtëpi, shpeshherë në restorant siç ishte ky rast, ishte e këndshme”, tha trajneri i Mançester Sitit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan