“Eurosport” masakron Hysajn dhe Strakoshën, nga “katastrofa” te “sapuni në vend të dorashkave”

Ndeshja e sotme mes Napolit dhe Lacios ka parë përballë njëri-tjetrit Elseid Hysajn dhe Thomas Strakoshën në një duel që në fund pa napolitanët t’i gazoheshin kalimit në gjysmëfinale të Kupës. Por paraqitja e dy lojtarëve shqiptarë nuk ka qenë edhe aq mbresëlënëse, të paktën sipas “Eurosport”. Portali i versionit italian të rrjetit të njohur sportiv ka masakruar dy futbollistët shqiptarë për paraqitjen e tyre, duke i zgjedhur mes më të dobëtëve në fushën e lojës.

Gjithçka fillon me Hysajn, protagonist që la fushën pas 19 minutash me karton të kuq dhe të cilit i ka vënë notën 4. “19 minuta në fushë, një penallti e shkaktuar, një karton i verdhë i parë dhe i dytë. Ndeshja e tij përmblidhet në këto “perla”. Katastrofë”, shkruan portali i “Eurosport” për kapitenin  e përfaqësueses shqiptare.

Ndërkohë, edhe Thomas Strakosha nuk ka dalë pa kritika të ashpra nga kjo sfidë. “Jo i pagabueshëm. Lë të kalojë mes këmbëve e djathta fituese e Insinje dhe më shumë se dorashka duket sikur ka dy sapunë që i mbulojnë duart”, është vlerësimi për Strakoshën të cilit i është vënë nota 5. /vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan