sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Europa çmendet pas Kumbullës, zbulohen 10 klubet që kanë skaut sot në stadium për të

Marash Kumbulla është kthyer në objektin e dëshirave të shumë skuadrave në Italia e jashtë saj. Edhe pse përflitet për një akord me Interin për transferimin e futbollistit, janë të shumta ekipet që vazhdojnë të monitorojnë nga afër mbrojtësin shqiptar duke shpresuar që të arrijnë të nënshkruajnë me të.

Sipas mediave italiane, në ndeshjen e sotme mes Veronës dhe Xhenoas, në stadium janë 10 klube të cilët kanë dërguar zyrtarisht skautë të tyre në tribunë për të ndjekur paraqitjen e futbollistit shqiptar. “Sky Sport” ka siguruar listën e klubeve dhe ajo është mbresëlënëse pasi ka emra të mëdhenj të futbollit europian përveç atyre italianë.  

Sot, zyrtarisht në tribunë për Kumbullën janë Çelsi, Mançester Junajtid, Sauthempton, Eintraht Frankfurt, Borusia Dortmund dhe Betis Sevilja nga jashtë Italisë, ndërsa nga klubet vendase janë përfaqësues të Fiorentinës, Atalantës, Juventusit dhe Milanit. /vipsport.al/