Erzeni merr një tjetër “dhuratë” nga Teuta, zyrtarizohet mbrojtësi që luajti në Superligë

Erzeni ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin në pronësi të Teutës, Klevis Lushaku. Mbrojtësi 19 vjeçar do t’i bashkohet Erzenit në huazim deri në fund të sezonit.

Njoftimi është bërë i ditur nga vetë klubi i Erzenit pas një postimi në rrjetin social të “Facebook”, ndërsa bëhet fjalë për një futbollist me shumë perspektivë, që në Durrës e cilësojnë edhe si talent madje.

Ndërkohë, mbrojtësi 19-vjeçar ka luajtur më parë edhe me ekipin e Vushtrrisë në Superligën e Kosovës ku ka zhvilluar gjithsej 14 ndeshje dhe 1 gol. Teuta i vjen sërish në ndihmë skuadrës shijakase, ndërsa, pak ditë më parë u huazuan edhe Xhonatan Lajthia që luan si mesfushor, e po ashtu edhe Orjan Xhemalaj. Të dy lojtarët në pronësi të skuadrës durrsake.

Ndryshe nga merkatot e mëparshme, shijakasit kanë ndryshuar strategji këtë radhë, duke huazuar lojtarë, e duke minimizuar shpenzimet…Por, synimi nuk ndryshon dhe me Nicën në stol do të kërkohet rikthimi në elitë.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan