sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ekskluzive / Sinan Idrizi: Unë po bëj merkaton dhe ka afrime nga Superiorja, nuk jam marrë me gomerë që t’i lidh

Sinan Idrizi është i bindur se klubi i Flamurtarit është i lirë të bëjë merkato dhe nuk ka asnjë urdhër që e bllokon. “VipSport.al” ka kontaktuar me administratorin e Flamurtarit dhe e ka pyetur në lidhje me spekulimet e fundit, ku flitet për një bllokim merkatoja, teksa numri një shprehet se klubi po punon dhe ka afruar disa lojtarë.

Ai shton se ditët në vijim do të ketë zyrtarizimi dhe të gjithë do të shihen në fushë në datën 22 janar kur të rikthehet kampionati. Idrizi u ndal edhe te një deklaratë e Sejdinit, të dhënë për “VipSport.al” ku shprehej se Idrizi nuk dinte se nga lidhej gomari.

“Po flitet për bllokim merkatoje. Si është e vërteta?
Nuk e di për çfarë bllokimesh flitet, kur unë po bëj merkato për momentin. Jam në hotel me skuadrën dhe po hamë darkën, madje kam edhe të tjerë. Prisni ndeshjen e parë të janarit dhe shihni se sa të bllokuar jemi,. Aty do të shihni të gjithë lojtarët e rinj që janë aftruar. Nuk e di kush thotë për merkato, sepse unë 5 sekonda më parë afrova madje një tjetër futbollist nga Kategoria Superiore.

A do të ketë zyrtarizime?
Natyrisht që do të ketë! Ore, Flamurtari ka probleme dhe këtë e dimë të gjithë siç ka çdo klub në Shqipëri. As që më intereson se çfarë problemesh kanë klubet e tjera, sepse shoh klubin tim dhe nuk shoh asnjë problem në merkato. Kjo është e fundit që po mendoj.

A keni hasur probleme në regjistrimin e lojtarëve?
Jo, asnjë problem nuk ka pasur. Do të ketë afrime deri në fund dhe kemi thënë se në janar do të bëjmë merkato të fuqishme dhe këtë do të bëjmë. Unë jam duke punuar për merkaton, ju thoni merkato e bllokuar. Nuk ka problem, le të thonë ashtu unë nuk po e mendoj.

Për median tuaj ka dhënë një intervistë Faruk Sejdini ku ka thënë se Sinan Idrizi nuk di se nga lidhet gomari. Problemi është që nuk po gjej dot një gomar se do ta kisha lidhur. Ndoshta po të isha marrë me gomerë do ta lidhja, por nuk jam marrë ndonjëherë dhe nuk di ku ka ndonjë”, tha Sejdini. /Erjon Allaraj-VipSport.al/